Barcelona ka arritur të shënoj fitore madhështore në Lisbonë ndaj Benficas me rezultat 4-5 në ndeshjen e shtatë në Ligën e Kampionëve.
Gjithçka nisi shumë keq për katalanasit që e humbën pjesën e parë me rezultat 3-1, shkruan Arbresh.info.
Vendasin shënuan në minutën e dytë me anë të Pavlidis. Kurse në minutën e 13-të, Lewandowski barazoi nga penalltia.
Por ishte sërish, Pavlidisi që shënoi në minutën e 22-të, për ta rikthyer epërsinë.
Ndërsa tetë minuta më vonë greku u bë “makth” i katalanasve ku realizoi edhe golin e tretë për 3-1.
Golat nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ku Barcelona ngushtoi avantazhin në minutën e 64-të, me golin e Raphinhas.
Por katër minuta pas këtij goli, Araujo ngatërroi portën dhe shënoi autogol për 4-2.
Barca s’u dorëzua dhe Lewandowski nga penalltia shënoi golin e tretë. Tre minuta para mbarimit të kohës së rregullt, katalanasit barazuan rezultatin me golin e Eric Garcias.
Çmenduria ndodhi në kohën shtesë kur braziliani Raphinha shënoi edhe golin e pestë për të për të arritur fitoren e jashtëzakonshme të këtij sezoni.
Tashmë Barcelona ka 18 pikë kurse Benficas 10 sosh./Arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje