Fermin Lopez është shndërruar në një nga talentet më të kërkuar të Barcelones dhe interesimi për të sa vjen e shtohet, kryesisht nga Anglia..
Mesfushori ofensivë nga Huelva ka treguar teknikë të lartë, shpërthim në zonën kundërshtare dhe aftësi për të shënuar e asistuar. Sezonin e kaluar kontribuoi me 8 gola dhe 10 asiste në të gjitha kompeticionet.
Interesi për të është rritur veçanërisht nga klubet angleze. Chelsea ka ofruar një shkëmbim me Christopher Nkunku, por Barcelona e ka refuzuar menjëherë. Edhe Manchester United ka bërë një ofertë prej 70 milionë euro për kartonin e tij, por katalanasit kanë thënë jo.
Ky vendim ka ardhur pas kërkesës direkte të trajnerit Flick, i cili e sheh Fermin Lopez si pjesë të pandashme të projektit të tij te Barcelona. Ai ka ndërhyrë personalisht duke i kërkuar lojtarit të qëndrojë dhe i ka shprehur besimin e plotë.
Lopez i ka premtuar trajnerit qëndrimin, duke deklaruar se dëshira e tij është të arrijë sukses te Barcelona dhe të forcojë pozicionin e tij si titullar në vitet e ardhshme.
Brenda klubit, ai vlerësohet jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për karakterin e tij të përulur dhe profesional. Ka kaluar çdo hap me përkushtim dhe tashmë ka debutuar edhe me përfaqësuesen spanjolle.
Barcelona nuk ka në plan të shqyrtojë shitjen e tij, përveç nëse vetë lojtari kërkon largimin, por një situatë e tillë nuk ekziston. Fermin Lopez mbetet një nga asetet më premtuese të së ardhmes blaugrana.
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok