Zlatan Ibrahimovic siç duket ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester Unitedin.
Ibrahimovic u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi në këmbë mbrëmjen e kaluar në fitoren ndaj skuadrës belge Anderlecht në UEFA Evropa Ligë transmeton portali arbresh.info.
Mediat angleze raportojnë se reprezentuesi i Suedisë do të mungoj gjatë gjithë sezonit.
Lexo më shumë: Zbulohet biseda e Ronaldos dhe Ramosit me Lewandowskin
Ibrahimovicit i skadon kontrata gjatë verës dhe superylli nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, gjë që do të thotë se ndeshja e së enjtes mund të ishte e fundit për klubin anglez.
Gjiganti në Premierë Ligë siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas golit nga Marcus Rashford në minutën 107′ të vazhdimeve në ‘Old Trafford’./arbresh.info
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...
Trump konfirmon bllokimin e porteve iraniane
Kurti uron Magyer: Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit ...