Përfundon pjesa e parë, Kosova në disavantazh

21:32 | 3 Shtator 2020

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Moldavi – Kosovë, e vlefshme për grupin C në Ligën e Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes ka dominuar tërë ndeshjen, por ishte e pafat para golit, shkruan portali arbresh.info.

Nga ana tjetër, Moldavët me një aksion arritën të realizojnë përmes Nicolaescu në minutën e 20-të.

“Dardanët” kanë bërë aksione gjatë tërë ndeshjes, por deri me tani nuk kanë mundur të shënojnë dhe mbetet të shihet në pjesën e dytë.

Portali arbresh.info, do t’iu mbajë të informuar për gjithçka lidhur me ndeshjen./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara