Franca ka përfunduar pjesën e parë me një epërsi prej dy golash kundër Shqipërisë.
Nikoqirët e ndeshjes në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020 kundër Shqipërisë arritën të shënojnë dy gola në portën e Thomas Strakoshas, shkruan portali arbresh.info.
Kingsley Coman zhbllokoi rezultatin duke shënuar me lehtësi për 1 me 0 pas një super asistimit nga Raphael Varane, ndërsa goli tjetër i shënua nga Olivier Giroud.
Franca kishte shans për të shënuar edhe golin e tretë, por Antoine Griezmann u tregua i pasaktë nga goditja nga pika e bardhë në minutën e 37′ duke goditur vetëm transverzalen.
Ndeshja mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të Grupit H.
Arbresh.info do t’iu mbajë në kohë reale të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve