Sapo ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Chesleat dhe Villarrealit.
Chelsea pati iniciativën në pjesën e parë dhe ishin më të mirë sesa Villarreali gjatë 45 minutave të parë.
“The Blues” arritën të shënojnë pas një aksioni ku Kai Havertz arriti që me një krosim nga ana e majtë ta gjejë Hakim Ziyech i cili shënoi në min 27′.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Chelseat.
Në pjesën e dytë, Villarreali nisi të marrë iniciativën dhe të tregohen më të rrezikshëm. “Nëndetësja e verdhë” ia arriti qëllimit pas disa kohe.
Ishte reprezentuesi spanjoll, Gerard Moreno i cili barazoi shifrat në Belfast në min 73′ duke shënuar një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Sidoqoftë, 90 minuta nuk mjaftuan dhe skuadrat tani do të përballen në vazhdime.
Rezultati gjatë 90 minutave, Chelsea 1-1 Villarreal./Lajmi.net/
Moti i keq kaplon disa vende të SHBA-së
Vinicius blen një klub ambicioz evropian – dëshiron ta fus n...
Lirohen 12 personat e ndaluar nga policia në veri, u shqipto...
“Askush nuk dëshiron një Afganistan të dytë”, Zelensky: SHBA...
“Mos u ndal me kulaça deri sa të mbushet tepsia” – Gjesti me...
Barça fiton minimalisht dhe merr kreun e tabelës