Gjatë kësaj fundjave ka përfunduar java e 12-të në Ligën e Parë të Kosovës.
Sikurse çdo xhiro tjetër edhe kjo ka sjell disa sfida derbi dhe mjaft interesante në të dy grupet, shkruan Arbresh.info.
Në grupin A, kryendeshja është luajtur sot mes Vëllaznimit dhe Besa Peja ku ka përfunduar me barazim.
Liderja, Drenica arkëtoi tre pikët e radhës duke fituar në udhëtim tek Istogu.
Kurse në ndeshjet tjera Liria e ka mposhtur Trepçën ’89, Rilindja 1974 e Faruk Statovcit është rikthyer tek fitorja duke triumfuar ndaj Mitrovicës.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Trepça e cila mposhti bindshëm Rahovecin.


Në grupin B, derbi i kësaj jave është luajtur në Vushtrri, ndaj skuadrës së këtij qyteti ndaj lideres Prishtinës së Re.
Kjo ndeshje përfundoi me barazim, ashtu sikurse dy sfidat tjera mes Dinamo – KEK-ut dhe Flamurtari – Kika.
Fitore këtë javë shënuan Ramiz Sadiku që e mposhti Fushë Kosovën bindshëm dhe 2 Korriku triumfoi ngushtë ndaj Vjosës./Arbresh.info


“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë