Tanimë kanë përfunduar ndeshjet e natës së stome në Champions League.
Sonte janë zhvilluar plotë 6 ndeshje me orar të njëjtë, shkruan arbresh.info.
Barcelona arriti fitore të thellë ndaj Anterwp me rezultat 5-0 ( Joao Felix 11′, Robert Lewandowski 19′, Jelle Bataille 22′, Gavi 54′).
Feyenoordi poashtu arrit fitore me rezultat 2-0 ndaj Celtic (Calvin Stengs 45+2′, Alireza Jahanbakhsh76′) ku skuadra skoceze që nga minuta e 64-të ishte men jë lojtarë me pak në fushë përshkak të ndëshkimit me karton të dytë të verdhë të Gustaf Lagerbielke, ndërsa në minutën e 68-të u ndeshkua me direkt të kuq lojtari Odin Thiago Holm ku Celtic mbeti vetëm me nëntë lojtarë ne fushë.
Atletico Madrid – Lazio u mbyll me një rezultat dramatik me rezultat 1-1, ku Lazio arriti ta barazoj rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes ( Pablo Barrios 29′, Ivan Provedel 90+5’).
Manchester City u befasua në pjesën e parë të ndeshjes nga Cverna zvezda, megjithatë Kampion♪7t aktual të Champions League arritën ta kthejnë epërsinë duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 3-1 ( Osman Bukari 45, Julian Alvarez 47′, Julian Alvarez60′, Rodri 73′).
Borussia Dortmund nuk arriti të nxjerrë fitore si mysafirë ndaj Paris Saint-Germain, pasiqë francezët u treguan më të saktë në finalizimin e rasteve dhe duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0 (Kylian Mbappe 49′, Achraf Hakimi 58′).
FC Porto mposhti bindshëm Shakhtar Donetsk me rezultat 1-3 (Galeno 8′, Kevin Kelsy 13′, Galeno 15′, Mehdi Taremi 29′).
Liga më e madhe evropiane do të vazhdojë edhe nesër me tetë ndeshje të zjarrta.
Më poshtë gjeni listën e ndeshjeve të nesërme:

Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...