Çifti përfaqësues i Kombëtares U22 të Kosovës në Beach Volley, Loresa Avdylidhe Finesa Sylejmani ka siguruar finalen e Kampionatit Ballkanik për këtë grup moshë, në konkurrencën e femrave, pas një super paraqitjeje në gjysmëfinale.
Vashat kosovare mposhtën dyshen impresive turke Ece Yilmaz dhe Ecem Aksoy me rezultat 2-0 në sete, duke treguar paraqitje dominuese për ngazëllimin e të pranishmëve në ‘Holiday Resort’.
Në finale, Kosova do të luajê kundër Rumanisë, në ndeshjen që fillon nga ora 16:00.
Kujtojmë se ekipi tjetër ‘Dardan’, Kosova 1 (Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu) do të luajë për vend të tretë kundër Turqisë, pasi u mposht në gjysmëfinale nga Rumania./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...