Florentino Perez është tronditur nga vendimi i Zinedine Zidanes për largim nga Real Madridi.
Presidenti i kampionit të Evropës ka pranuar në konferencën e sotme (e enjte) se largimi i francezit nga detyra e tij si trajner në Bernabeu pas fitores së Ligës së Kampionëve ka qenë i “papritur”, shkruan portali arbresh.info.
“Pas fitores së Ligës së Kampionëve, vendimi ishte i papritur”, ka thënë ai. “Është një ditë e pikëlluar për mua, tifozët dhe lojtarët. Por, ai e di se unë e dua atë si lojtar dhe si trajner”
“Dua që ai të qëndroj përgjithmonë dhe doja ta bindi që të vazhdoj qëndrimin, por e di se ky ishte vendimi i fundit”
“E gjitha që dua është që t’i kujtoj atij që ky klub është shtëpia dhe familja e tij”
Zidane, i cili kishte kontratë te klubi në Madrid deri në vitin 2020, ka vendosur të largohet nga klubi pasi siguroi për të tretën herë radhazi titullin në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...