Fiorentino Perez ka folur për transferimin e Alabas tek Real Madridi.
David Alaba është prezantuar si lojtari i Real Madridit ku bashkë me të në preznatimin e tij ishte edhe presidenti, Fiorentino Perez.
Alaba erdhi me parametër zero nga Bayerni i Munichut gjatë muajit të kaluar dhe tani do ta shpenzojë karrierën tek Real Madridi në pesë vitet ardhshme.
Perez u shpreh i kënaqur me transferimin e Alabas ku theksoi se ai do ta ketë mbështetjen e të gjithë tifozëve të Real Madridit.
“Sot është një ditë e veçantë për David Alaban dhe të gjithë familjen e tij”, tha ai.
“Ai do ta ketë mbështetjen e të gjithë tifozëve të Real Madridit”, shtoi ai.
“Do të doja t’i kujtoja edhe tifozët, sepse pa ta, futbolli nuk do të ishte i njëjti”, deklaroi Perez./Lajmi.net
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava