Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se tashmë i ka zgjedhur Eden Hazardit numrin e fanellës në skuadër.
Ylli i Chelseas është duke u përfolur shumë për transferim te klubi në Bernabeu pasi gjiganti në La Liga është duke u përgatitur për jetën në mungesë të Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka lënë të kuptohet se do të largohet nga klubi pas fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit dhe Ronaldo tani duket se do t’i bashkohet kamponit në Serie A – Juventusit për një marrëveshje prej 100 milionë euro.
Perez është duke punuar për të rindërtuar sulmin e tij në mënyrë që të rikthehen nga sezoni zhgënjyes në ligë.
Spanjolli nuk e ka mbajtur sekret dëshiron e tij për të transferuar yllin e PSG-së, Neymarin, në klub.
Raportet në Spanjë sugjerojnë që Hazard është një shënjestër alternative në rast se transferimin i brazilianit dështon dhe ‘Diario Gol’, e njohur për pretendimet befasuese rreth transferimeve, thotë se Perez ka rezervuar fanellën me numër 7 për belgun.
Ky numër aktualisht është i okupuar nga Ronaldo, gjë që do të thotë se Hazard do të jetë në një presion të madh për të mbushur hapësirën që do të mbetet me largimin e tij nga Real Madridin./arbresh.info/
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...