Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po humb besimin tek trajneri aktual i klubit, francezi Zinedine Zidane.
Barazimi i djeshëm (e shtunë) në Atletico Madrid ka parë Realin të bjerë më tej në garën për kreun e tabelës pas udhëheqësve të LaLiga, Barcelonës.
Pas fitores së gjigantit katalunas ndaj Leganes dhe barazimit të Mbretërve, tani diferenca mes dy klubeve është plot 10 pikë.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Perez nuk ishte i impresionuar me atë se si Zidane arriti barazimin 0-0 dhe dështimin e tij për të ndryshuar ritmin e lojës.
Presidenti tani po pyet në mënyrë të hapur çështjen e taktikës së Zidanet dhe nëse ai është i aftë të ndryshojë rrjedhën e lojërave.
Mediumi spanjoll thekson se Perez ishte dukshëm i zemëruar pas bilbilit përfundimtar të gjyqtarit pas barazimit 0-0.
Me Barcelonën duke u larguar me 10 pikë diferencë, Perez tani po e vë në dyshim Zidanin si kurrë më parë në punën e trajnerit.
Ndryshe, trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, thuhet se është i preferuari i presidentit të Realit në rast shkarkimi të trajnerit francez.
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin