Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez këto ditë ka rinovuar kontratën e yllit brazilian Vinicius Jr.
Teksa gjatë ditës së sotme klubi madrilen e zyrtarizoi edhe një tjetër rinovim, bëhet fjalë për Rodrygon i cili edhe pas shumë thashethemesh se do të largohet nga Madridi, atij iu zgjatë kontrata deri në vitin 2028, shkruan Arbresh.info.
Shumë media spanjolle shkruajnë se gjatë ditëve në vijim presidenti Perez, ka bërë gati kontratat e reja për tre lojtarë tjerë.
Eder Militao, Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde janë tre emrat më të përfolur se do të rinovojnë me madrilenët, këtyre ditëve.
Teksa për ‘veteranët’ madrilen Kroos e Modriç do të pritet fundi i sezonit për të vendosur për të ardhmen e tyre.
Kujtojmë se kroati ka pasur oferta të majme nga Arabia por ka refuzuar, teksa gjermani shumë herë ka potencuar se dëshiron ta mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?