Florentino Perez, president i Real Madridit është kthyer të flasë për fyerjet raciste që i mori futbollisti brazilian, Vinicius Junior.
Kreu i klubit spanjoll foli me rastin e festës së titullit të kampionit të fituar nga “Los Blancos” në basketboll.
“Dua të njoftoj se nuk do të tolerojmë raste raciste ndaj lojtarëve tanë. Për ta bërë këtë, struktura arbitrare duhet të modifikohet, në mënyre që ‘viktima’ mos të shihet si përgjegjës, gjë e cila është duke ndodhur për momentin. Shoqëria në të cilën po jetojmë nuk meriton incidente që janë përsëritur me lojtarin tonë. Sporti është një pikë e takimeve, e vlerave”, deklaroi presidenti Perez.
Vinicius Junior është bërë cak i fyerjeve raciste në stadiumet e La Ligas, gjë e cila e ka lënduar tej mase futbollistin brazilian./GE/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?