Tashmë ka filluar të publikohet renditja përfundimtare për ‘Topin e Artë 2025’. Çmimi më prestigjioz individual do t’i dhurohet sonte lojtarit më të mirë në botë për këtë vit kalendarik.
Por para se të jepet çmimi i madh, France Football do t’i publikoj një nga një emrat e renditjes nga i 30-ti, shkruan Arbresh.info.
Pesë emrat e parë që u publikuan ishin Olise, Van Dijk, Wirtz dhe Haaland.
Vendi i 25-ti i takon yllit të Interit, Denzel Dumfires. Pozita e 24-të shkon për fituesin e Ligës së Kampionëve dhe top yllin e PSG-së, Fabian Ruiz.
Ndërkohë në vendin e 23-të këtë vit u rendit Jude Bellingham.
Alexis Mac Allister është renditur në pozitën e 22-të. Teksa vendi i 21 u rezervua për sulmuesin e Dortmundit, Serhou Guirassy.
Lautaro Martinez i Interit u rendit i 20-ti. Kurse në pozitën e 19-të, është Joao Neves i Parisit. Ai ka bërë një super sezon me PSG si dhe me kombëtaren portugeze.
Numri 18 i botës për këtë është Scott McTominay i Napolit.
Robert Lewandowski i Barcelonës zë pozitën e 17-të këtë vitë në ranglistën e Topit të Artë.
Vinicius Junior i cili vitin e kaluar ishte i dyti në këtë renditje, për vitin 2025 radhitet vetëm në pozitën e 16-të.
Një vend më lartë se Vini, është top sulmuesi i Arsenalit, që shkëleqeu tek Sportingu edicionin e kaluar, Viktor Gyokeres.
15 – Viktor Gyokeres
16 – Vinicius Junior
17 – Robert Lewandowski
18 – Scott McTominay
19 – Joao Neves
20 – Lautaro Martinez
21 – Serhou Guirassy
22- Alexis Mac Allister
23- Jude Bellingham
24- Fabian Ruiz
25- Denzel Dumfries
26- Erling Haaland
27- Declan Rice
28- Virgil Van Dijk
29- Florian Wirtz
30- Michael Olise
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s