Raporti ndërmjet yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, dhe bashkëlojtarit të ri, Iscos, vazhdon të përkeqësohet.
Në fillim të javës u raportua që ndikimi në dhomën e zhveshjes së Real Madridit është duke u kthyer te Isco si lojtari i tyre kryesor para Ronaldos, transmeton portali arbresh.info. Forma e spanjollit dhe dëshira e tij për të qenë një lojtar kryesor i skuadrës është duke penguar sulmuesin portugez.
Dhe, eksperti i ‘Okdiario’, Eduardo Inda, ka ngjallur spekulime mbrëmjen e kaluar duke zbuluar se Ronaldo nuk dëshiron të luaj në të njëjtën skuadër me Iscon.
“Cristiano thotë se Isco e ka marrë lojën nga ai, ai beson se është më rehat në mungesë të Iscos sesa kur luan ai”, ka zbuluar Inda për ‘El Chiringuito’.
Përveç të rinjve spanjoll si Lucas Vazquez, Nacho, Dani Ceballos dhe Dani Carvajal, Isco tani ka mbështetjen edhe të kapitenit Sergio Ramos, i cili nuk ka hezituar duke kritikuar publikisht Ronaldon dy javë më parë./arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit