Per Mertesacker trajner i skuadrës së akademisë te Arsenali

14:47 | 7 Korrik 2017

Arsenali ka njoftuar se mbrojtësi Per Mertesacker  do të marrë detyrën te skuadra e akademisë së klubit në vitin 2018.

Verën e kaluar, Arsenali shfrytëzoi mundësinë e tyre duke i vazhduar kontratën futbollistit gjerman edhe për 12 muaj dhe tani ata kanë bërë disa ndryshimeve tjera në statusin e tij në Emirates për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

“Ky është një fillim i një kapitulli të ri ngazëllues për mua dhe jam i kënaqur që jam në gjendje të qëndrojë pjesë e familjes së Arsenalit”, ka thënë Mertesacker për faqen zyrtare të klubit.

“Edhe këtë sezon do të vazhdoj i fokusuar plotësisht në skuadër”

Sezonin e kaluar, Mertesacker bëri vetëm dy paraqitje për “Topçinjtë” për shkak të lëndimeve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara