KBF Bashkimi është shpallur kampion pas fitores së tretë finale në “Sezai Surroi” në Prizren, në finalet e zhvilluara kundër Peja 03, me rezultat 69:58 (22:15, 18:13, 18:18, 9:12).
Në një finale të jashtëzakonshme dhe mes shumë emocionesh, Bashkimi u shpall kampion i Superligës Femrat për herën e tretë radhazi dhe për herën e 17-të në historinë e Superligës, përcjell Arbresh.info.
Ndeshja nisi me dominimin e kampioneve, të cilat e fituan çerekun e parë me rezultat 22:15, dhe vazhduan me dominim edhe në periudhën e dytë, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:28.
Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë për të dy skuadrat dhe u mbyll 18:18, ndërsa në periudhën e fundit vazhdoi dominimi i kampioneve, të cilat e fituan ndeshjen me rezultat 69:58.
MVP e finales u shpall Adrienne Godbold, e cila realizoi 22 pikë, 14 kërcime dhe 5 asistime, çmim që u nda nga Faton Kurshumlija, Komesar i Garave i FBK-së.
Medaljet për të dy skuadrat u ndanë nga anëtaret e Bordit të FBK-së, Linda Shala dhe Teuta Abdullahu.
Kupën kapitenes së Bashkimit, Aulona Muhadri, ia dorëzoi Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj./Arbresh.info
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë