Pepe theksoi se Cristiano Ronaldo e di se gjëja më e rëndësishme është ekipi dhe jo një lojtar.
Qendërmbrojtësi ka treguar edhe se si shënoi në fitoren ndaj Zvicrës (6-1).
“Ne kemi punuar dhe në rivënien e parë nga këndi do të goditnim drejt. Unë isha në vendin e duhur. Rezultoi puna kolektive”, theksoi qendërmbrojtësi, në një prononcim për RTP3.
Cristiano Ronaldo e nisi ndeshjen në pankinë: “Ai e di shumë mirë se gjëja më e rëndësishme jemi ‘ne’ (kombëtarja). Ajo që ndodhi sot ishte zgjedhje e trajnerit dhe duhet respektuar”, tha ai.
Kujtojmë së mbrëmë Portugalia ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Zvicrës, duke triumfuar me rezultat 6 me 1 dhe duke siguruar kalimin në çerekfinale.
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...