Cristiano Ronaldo është ftuar nga Pepe që ti bashkohet ish yllit të Real Madridit te Besiktasi.
Pepe u largua nga Real Madridi gjatë verës për transferim te Besiktasi dhe ka shkëlqyer në kampionatin turk, transmeton portali arbresh.info.
Besiktasi prezantoi për arritjen e tij në Turqi përmes një fushate në rrjete sociale të quajtur “Ejani te Besiktasi”, ku Ricardo Quaresma ishte filmuar duke thirrur Pepen për të bindur atë që t’i bashkohet.
Besiktasi që nga atëherë ka shfrytëzuar të njëjtën fushatë dhe Pepe nuk kishte dyshim se kush është shënjestra e tij kryesore për transferim.
“Nëse unë mund të zgjidhja dhe nëse kjo do të ishte e mundur, sigurisht se do të zgjidhja Cristiano Ronaldon që të vinte këtu”, ka thënë ai para ndeshjes në Ligë të Kampionëve kundër Portos.
“Ai është një person për të cilin unë kam respekt në maksimum”
“Jashtë fushës, Cristiano është një person shumë normal. Njerëzit flasin pa e njohur Cristianon e vërtetë. Ai është një person normal me shprehi normale si të gjithë ne”
“Ai e ka demonstruar se është një baba i mirë dhe ai gjithashtu shpenzon shumë kohë me djemtë e tij”
“Ai thekson rëndësinë e të qenurit një baba gjë e cila mendoj se është e rëndësishme. Ai e bënë këtë në mënyrë perfekte dhe shumë natyrale”
Pepe u largua nga Real Madridi pas 10 viteve në Santiago Bernabeu./arbresh.info/
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...