Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka zbuluar bisedën që ka bërë pas ndeshjes me trajnerin Zinedine Zidane.
City eliminoi Real-in nga Liga e Kampionëve duke e mposhtur në dy ndeshjet me rezultat të ngjashëm 2 – 1, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku spanjoll ka thënë se e ka uruar Zidane-n për La Liga, derisa ka zbuluar se e ka pëlqyer shumë sa ishte lojtar.

“E urova për La Liga-n. Gjithmonë kam thënë se fitimi i ligës është shumë i vështirë sepse je për 11 muaj”.
“Biseduam për familjet tona dhe i urova më të mirat. Ishte një ndër idollet e mi sa isha lojtar”.
“Kam luajtur kundër tij dhe kam vuajtur shumë. Ishte ndër më të mirët dhe e pëlqej mënyrën si e reprezanton profesionin”, deklaroi ai.
City në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do përballet me Lyon-in./arbresh.info.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit