Manchester City demoloi skuadrën e Swanseas mbrëmjen e së mërkurës dhe David Silva shënoi dy herë. Emri i tij ishte në buzët e të gjithëve, por jo edhe të Pep Guardiolas.
“Ai i ka të gjitha, veçanërisht ai është një konkurrent i madh”, ka thënë trajneri pas ndeshjes për ‘BBC’, transmeton portali arbresh.info. “Të gjithë flasin për aftësitë e tij, nuk ka dyshime për këtë. Edhe një djalë i verbër është në gjendje ta shoh këtë”
“Por, ju nuk mund ta imagjinoni se sa konkurrent që është. Ai duket si një djalosh me stil, por ai është një kafshë kur bëhet fjala për të fituar ndeshjet”
“Ne gjithmonë flasim për këtë: Ju duhet të shënoni gola, David. Ju keni aftësi për ta bërë këtë. Ju duhet të shënoni gola për të fituar ndeshjet. Ju mund ta bëni këtë”
Mesfushori 31-vjeçar ka realizuar gjithsej pesë gola këtë edicion brenda 17 paraqitjeve./arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata