Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola raportohet të ketë arritur një marrëveshje për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin si trajner i Juventusit këtë verë.
Gazetari italian, Federico Gennarelli pretendon se strategu spanjoll ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë katër vjeçare me kampionin në Serie A pas takimit me njërin nga drejtorët e klubit për bisedime në Milan, transmeton portali arbresh.info.
Storja rreth takimit të Guardiolas me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paraticin, ishte mbuluar nga Football Italia dhe një numër i madh mediash, ndonëse fillimisht nuk pritej diçka e madhe nga këto bisedime.
City fitoi FA Kupën ditë më parë dhe kështu Guardiola drejtori skuadrën drejtë një triplete historike këtë sezon. Megjithatë, ky mund të jetë veprimi i fundit i tij në stadiumin Etihad për shkak se gjithçka me Juventusin duket se është arritur.
Kjo është një tjetër goditje e madhe për Manchester Cityn derisa ata vazhdojnë të jenë në hetime për thyerjen e rregullave Financial Fair Play.
Mbetet të shihet nëse do të shfaqen detaje të reja, por Arbresh.info do t’iu mbaj të informuar me çfarëdo informacioni të ri./arbresh.info/
https://twitter.com/F_Genna88/status/1130937160243306497
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...