Pep Guardiola tregon se Manchester City nuk do të bëjë asnjë afrim në merkaton e janarit.
Pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, City ka arritur formën javët e fundit dhe është ngjitur në vendin e dytë në Premier League pas një serie prej pesë fitoresh radhazi.
E vetmja pikë e dobët ka qenë qendra e sulmit, me Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus që kanë humbur një numër të madh ndeshjesh, për shkak të dëmtimeve dhe infektimit nga Covid-19.
Pa asnjë sulmues me eksperiencë, alternativat e Guardiola kanë qenë vendosja e Ferran Torres si një sulmues të improvizuar, Kevin De Bruyne ose Raheem Sterling si ‘nëntësh të rremë’ ose duke i dhënë një shans 17-vjeçarit Liam Delap.
Por Guardiola i tha beIN Sports: “Nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar në merkaton e dimrit. Ne nuk e kemi diskutuar, por do ta përfundojmë sezonin me lojtarët që kemi tani”, tha Guardiola.
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës