Sylvinho publikoi sot (27 maj) listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024. Kombëtarja kuqezi nis rrugëtimin në grupin B përballë Italisë (15 qershor).
Më pas duelet me Kroacinë (19 qershor) dhe Spanjën (24 qershor), me shpresën që nuk do të jenë vetëm tri ndeshjet e skuadrës në Gjermani.
27 lojtarë janë pjesë e listës së teknikut brazilian të Shqipërisë, me njërin prej tyre që do të largohet në fund, pasi vetëm 26 lejohen të marrin pjesë në Kampionatin Evropian.
Një nga “pengjet” e Sylvinhos është Arbnor Muçolli, pjesë e Goterborgut në Allsvenskan, elitën e futbollit suedez.
Dribluesi 24-vjeçar (pesë ndeshje me Kombëtaren) ka aftësi dhe cilësi interesante, por pësoi një lëndim në shpinë pak ditë më parë.
Në momentin që nuk duhej, në prag të nisjes së Euro 2024.
“Kemi vendosur të mos marrim lojtarë që nuk janë në 100 për qind ( të gatshëm). Nëse bën shumë mirë te ne, e marrim. Ky është kriteri ynë”, deklaroi Sylvinho para mediave.
“Kemi Muçollin, të cilin nuk e përmendët. Kemi biseduar me klubin e tij dhe nuk është në formë 100 për qind”, deklaroi 50-vjeçari nga Sao Paulo.
Shqipëria ka programuar dy takime miqësore përpara nisjes së turneut prestigjioz. Me Lihtenshtejnin (3 qershor) dhe Azerbajxhanin (7 qershor). /ss/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari