Sipas Peles, Neymar luan më shumë si ish bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, sesa si ylli i Real Madridit – Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi i Paris Saint Germain vazhdon të përflitet rreth një transferimi në Real Madrid si një zëvendësues afatgjatë i 33-vjeçarit Cristiano Ronaldo me të cilin është krahasuar, transmeton portali arbresh.info. Por, legjenda e Brazilit, Pele beson që bashkëkombësi i tij ka ngjashmëri më të madhe me Messin.
“Neymar është krahasuar me Cristiano Ronaldon”, ka thënë fillimisht Pele për ‘ESPN’.
“E kam thënë disa herë, i kam treguar shokëve të mi në Evropë, kam dhënë intervista, Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer. Ai mund të jetë si Vava jonë apo Coutinho [bashkëlojtari i tij në Kampionatin Botëror nga viti 1962], finalizues”
“Neymar është më shumë një lojtar me stil si Messi, një që krijon lojë por shënon gola gjithashtu”
Neymar synon të rikuperohet në kohë për rikthim në Kampionatin Botëror nga lëndimi i tij që pësoi në këmbë në fund të muajit shkurt./arbresh.info/
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...