Kur i erdhi rasti për të zgjedhur në mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, legjenda e futbollit Pepe ishte i qartë se kush është favorit për të.
Braziliani zgjodhi yllin e Barcelonës duke thënë se Messi është “më i kompletuar” se rivali i tij portugez, transmeton portali arbresh.info.
“Messi ka qenë më i qëndrueshëm në dhjetë vitet e fundit. Ndërsa sa i përket Cristiano Ronaldos, ai është një golashënues i mrekullueshëm”, ka thënë Pepe për kanalin televiziv ‘SportTV‘.

“Ronaldo ka qenë në gjendje të shënojë gola, ndërsa ju e shihni Messin duke krijuar, duke qenë i përfshirë direkt si dhe duke shënuar”
“Ronaldo është një golashënues i mrekullueshëm, por sa i përket një lojtari të kompletuar, këtu nuk ka dyshim që Messi është më i miri”
Pele ka folur për Ronaldon në shtator, kur ai e sfidoi atë duke i kërkuar të shënojë mbi 1283 gola, shifër të cilën ai e shënoi gjatë karrierës së tij./arbresh.info/
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...