Peja shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Prizrenit 16 me rezultat 72:84 (23:32, 10:20, 21:12, 18:20), në xhiron e 12-të të Ligës Unike, takim që u regjistrua edhe për elitën e basketbollit të Kosovës.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, e më pas pejanët ishin më të mirë për një nuancë, duke qenë në epërsi dhe çerekun e parë e përfunduan me rezultat 23:32.
Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke thelluar më shumë epërsinë, ndërsa prizrenasit assesi të këndellen. Skuadra nga Peja ngriti epërsinë deri në 19 pikë, 33:52, sa përfundoi pjesa e parë e takimit, përcjell arbresh.info.
Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku rritën epërsinë në 23 pikë, 39:62, megjithatë, më pas skuadra nga Prizreni hyri në një seri fantastike, duke afruar rezultatin në dhjetë pikë, 54:64, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash lojë.
Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, por Peja ruajti epërsinë e krijuar, duke triumfuar në fund me shifrat 72:84.
Te Prizreni 16 më i miri ishte Darell Davis me 31 pikë e 13 kërcime, kurse te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 22 pikë e 16 kërcime, Arian Qallakaj me 18 pikë, tetë kërcime dhe dhjetë asistime, Courtney Fells me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Dardan Berisha me 21 pikë e tetë kërcime.
Prizreni 16 ka shtatë fitore e pesë humbje, kurse Peja ka nëntë fitore e tri humbje. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...