Klubi basketbollistik Peja sot fillon rrugëtimin historik për Champions League, aty ku do të ndeshet me kampionin e Danimarkës, Bakken Bears.
Ndeshja fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në Turqi, raporton Arbresh.info.
Peja është kampione e Kosovës në fuqi, ndërsa këtë fillim sezoni ka qenë finaliste e Superkupës së Kosovës në basketboll dhe ka fituar ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës në basketboll ndaj Vëllaznimit me rezultat 82-62.
Ndërsa, danezët janë një ekip mjaftë i fortë në kampionatin danez, ku kanë gjithsej 20 tituj kampion.
Sa i përket përvojës evropiane, danezët kanë qenë katër herë në gjysmëfinale të Fiba Europe Cup.
Verdhëezinjët për t’u kualifikuar në Champions League duhet të fitojnë edhe dy ndeshje tjera përveç kësaj.
Megjithatë, edhe në rast të humbjes Peja, automatikisht kalon në grupet e Fiba Europe Cup./Arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...