Peja ka shënuar fitoren e dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup .
Pejanët kanë triumfuar në Poloni kundër PGE Spojnia Stargard me rezultat 79:83, shkruan Arbresh.info.
Më i miri në radhët e Pejës ishte Terwell Beck i cili luajti me double-double, prej 21 pikë e 10 kërcime duke shtuar edhe dy asistime.
Lojë të mirë bëri edhe Edler Davis që po ashtu luajti me double-double prej 18 pikë e 13 kërcime.
Peja me këtë fitore kalon në kuotën e 5 pikëve ku pas tri ndeshjeve ka dy fitore dhe një humbje, por që ka bërë një hap gjigand për tu kualifikuar në rrethin e 16 më të mirave në Fiba Europe Cup./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026