Peja ka shënuar fitore ndaj RC Cola Dritës me rezultat 81:91 (10:20, 23:26, 23:22, 25:23), në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë bindshëm më e mirë në periudhën e parë, ku këtë pjesë e fitoi 10:20. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku gjilanasit ngushtuan shifrat në 29:33, por më pas sërish shkëputen pejanët dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 33:46, thuhet në komunikatën e FBK-së.
Lojë e ngjashme u zhvillua në periodën e tretë, ku sërish skuadra nga Gjilani afroi shifrat në 52:56, por verdhezinjtë sërish u shkëputen dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:68.
Pejanët kontrolluan lojën në 10 minutat e fundit, duke fituar me rezultat 81:91.
Peja ka pesë fitore dhe një humbje, kurse gjilanasit gjashtë humbje në gjashtë ndeshje./arbresh.info/
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë