Peja ka fituar sfidën e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar 107:86 (27:20, 26:22, 29:22, 25:22), në kuadër të javës së parë të Superligës.
Peja e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 27:20 për të treguar se ka hyrë për fitore në këtë ndeshje.
Në periudhën e dytë ishte lojë paksa më e balancuar, megjithatë, verdhezinjtë ishin për një nuancë më të mirë, duke fituar 26:22, për të shkuar në pushim me rezultat 53:42.
Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë ndaj prishtinasve. Pejanët e fituan këtë pjesë 29:22, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 82:64.
Prishtina u mundua që të rikthehet në lojë në 10 minutat e fundit, por Peja nuk e lëshoi epërsinë e krijuar dhe fitoi në fund me rezultat 107:86.
Te Peja më të mirët në parket ishin Dardan Berisha me 25 pikë, Drilon Hajrizi me 24 pikë e 11 kërcime dhe Robert Cartëright me 20 pikë e gjashtë asistime, kurse te Sigal Prishtina më të mirët ishin Altin Morina me 28 pikë dhe Arian Qallaku me 24.
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...