Peja 03 ka shënuar fitore ndaj AA Prishtinës me rezultat 45:65, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Ligës së Parë te femrat.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe gjatë gjithë çerekut të parë asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundoi 11:13. Skuadra pejane për një nuancë ishte më e mirë në periudhën e dytë, ndërsa epërsinë më të lartë e arriti në tetë pikë, 20:28, sa përfundoi pjesa e parë.
Vashat pejane e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke arritur epërsi prej 15 pikësh, 20:35, ndërkohë që skuadra prishtinase bëri përpjekje maksimale për të afruar rezultatin, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 30:44.
Skuadra nga Peja ruajti epërsinë në dhjetë minutat e fundit, madje, edhe e shtoi, duke fituar 45:65, ku në finale do të përballet me United Basketball. Finalja zhvillohet të dielën nga ora 15:00./Arbresh.info
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...