Inter eliminoi Barcelonën mbrëmë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti në “Giueseppe Meazza”, me rezultat 4-3 pas vazhdimeve.
Barcelona në krye me trajnerin Hansi Flick, akuzoi edhe gjyqtarët e ndeshjes për jokorrektësi ndaj skuadrës së tyre, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu Pedri ishte njëra nga lojtarët që akuzoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes madje pati një apel për UEFA-n.
“Kjo nuk është hera e parë që na ka ndodhur kjo me këtë gjyqtar. UEFA duhet ta hetojë çështjen”.
“Ata duhet ta shqyrtojnë këtë arbitër. Disa gjëra nuk mund të kuptohen. Pajtohem me trajnerin Flick kur tha se ky arbitër i dha të gjitha vendimet 50/50 në favor të tyre”, u shpreh Pedri.
Kujtojmë se gjyqtar kryesor i ndeshjes ishte polaku Szymon Marciniak./Arbresh.info
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës