Trepça ka arritur të fitojë ndeshjen derbi të xhiros së 22-të ndaj Pejës pas vazhdimeve me rezultat 88-95 në ‘Karagaç’.
Që nga fillimi deri në fund ka pasur shumë rikthime në rezultat nga të dyja skuadrat, shkruan Arbresh.info.
Derisa kishin mbetur edhe pak sekonda në çerekun e katërt rezultati ishte 87-84, për Trepçën. Por pasi Payne gaboi nga gjuajtja e lirë, Musab Mala mori topin me shpejtësi dhe në sekondat e fundit me treshe barazoi rezultatin në 87-87 për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Edhe në vazhdime rezultati ndërronte anë, kur kishin mbetur edhe 17 sekonda ishte baras 95-95.
Trepça pati aksionin e fundit dhe me një treshe vendimtare të Jacori Payne fitoi ndeshjen 98-95.
Më i dalluari në këtë takim tek kampionia në fuqi ishte pikërisht Payne me 27 pikë. Teksa lojë të mirë bën edhe dyshja Hasburck me 16 pikë dhe Amzil me 15.
Tek Peja u dallua Edwards me 30 pikë e 17 kërcime dhe Musab Mala me 17 sosh.
Pas 22 xhirosh, Trepça ka 19 fitore e tri humbje, kurse Peja pëson disfatën e 12 krahas 10 fitoreve./Arbresh.info
Joao Pedro vendimtar – Chelsea me fitore në udhetim tek Asto...
Arsenal bën një hap të madh drejt titullit kampion – Man Cit...
“Këtu përfundon komunikimi ynë”, Hamza jep detaje nga takimi...
ShBA-ja thotë se Spanja është pajtuar që të bashkëpunojë me ...
Payne vendimtar – Trepça shënon fitore në sekondat e fundit ...
Shqipëria dënon sulmin raketor të Iranit në Turqi