Ish reprezentuesi i Udineses dhe Italisë, Antonio Di Natale ka folur rreth mungesës së kohës në fushë që aktualisht Paulo Dybala është duke u përballur te Juventusi.
Bazuar në ‘Premium Sport’, ekziston një mundësi që Dybala të jetë në bankinë edhe kundër Sassoulos të dielën, por Di Natale mendon se argjentinasi nuk duhet të shqetësohet, transmeton portali arbresh.info.
“Dybala është një lojtar i mrekullueshëm, por aktualisht ekziston një konkurrencë shumë e madhe në pozitën e sulmit në Juventus pas nënshkrimit me Ronaldon”, ka thënë ish sulmuesi i Italisë.
“Nëse Dybala është i mençur mjaftueshëm, ai mund të ketë një ndikim të fuqishëm madje edhe nëse ai luan vetëm 20 ndeshje nga 38”
Dybala ka pasur vështirësi që nga fillimi i sezonit. Ai startoi vetëm në një ndeshje – kundër Chievos, dhe qëndroi jashtë në tri të tjera./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...