Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala mund të largohet së shpejti nga Torino për fusha më të gjelbra.
Argjentinasi ka shijuar një fillim të shkëlqyer, por besohet se është përplasur disa herë me trajnerin Max Allegri, transmeton portali arbresh.info. Dybala ka pasur probleme me formë gjatë muajve të kaluar dhe në mënyrë befasuese është lënë jashtë formacionit startues të skuadrës për dy ndeshjet e fundit.
Përveç kësaj, vëllai i lojtarit dhe agjenti Mariano Dybala ka udhëtuar në Paris dhe raportohet se i ka ofruar PSG-së një shans për të nënshkruar me klientin e tij në rast se ata shesin Neymarin te Real Madridi.
Drejtorët e Juventusit janë çmendur kur e kanë kuptuar këtë duke refuzuar bisedimet për kontratë me lojtarin.
Kjo është e mjaftueshme për të sugjeruar që koha e Paulo Dybalas në Torino është afër fundit dhe “Zonja e Vjetër” sigurisht është duke menduar të shes reprezentuesin argjentinas në rast se i shtrohet një ofertë e madhe./arbresh.info/
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol