Manchester United asesi nuk po e gjen formën e duhur me trajnerin Erik Ten Hag.
‘Djajt e kuq’ kanë humbur ndeshjen e xhiros së 18-të këtë vikend që lamë pas ndaj Ëest Hamit me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj humbje nuk munguan reagimet.
Njëri reagim që morri bujë të madhe në media ishte i legjendës së Unitedit, Paul Scholes i cili nuk u durua më pas rezultateve të dobëta të djajve.
“United nuk po arrin të shënojë dhe ka probleme të jashtëzakonshme. Dhe, jo vetëm që nuk shënojnë, por as nuk krijojnë raste”, tha ai fillimisht.
Tutje Scholes theksoi se kjo është situatë shumë e turpshme.
Lojtarët kanë humbur besimin dhe duket sikur kanë harruar të shkojnë përpara dhe të sulmojnë. Po kthehet në një situatë të turpshme”, theksoi Scholes.
Kujtojmë që Manchester United është në vendin e tetë në Premier League me 28 pikë, teksa është eliminuar nga gara e Champions League në fazën e grupeve./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?