Gjiganti në La Liga, Barcelona thuhet se ka vëzhguar mesfushorin Paul Pogba gjatë fitores së “Djajve të Kuq” ndaj Young Boys në UEFA Ligë të Kampionëve ku lojtari realizoi dy gola.
Edhe pse Pogba është kritikuar ashpër për performancat e tij të dobëta në Old Trafford, dy golat në Zvicër kanë bërë që United të siguroj fitore me rezultat 3 me 0 ndaj Young Boys në takimin e xhiros së parë në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
‘Mundo Deportivo’ raporton që Barcelona ende është duke kërkuar shërbimet e tij Pogbas dhe ata e kanë vëzhguar francezin nga bankina në ndeshjen e fundit.
Gjiganti katalunas ishte i impresionuar nga mënyra se si Pogba luajti dhe nuk dëshirojnë të lënë pas garën për shërbimet e tij, andaj i kanë ofruar atij 50 milionë euro – plus Andre Gomesin dhe Yerry Minan që janë refuzuar nga United.
Barcelona mund të bëjë një ofertë në janar në përpjekje për të joshur sërish Pogban, por United synon të mbajë yllin në skuadër./arbresh.info/
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...