Pasi e mposhti Guardiolan, ja çka thotë Mourinho

Manchester United's Portuguese manager Jose Mourinho (L) shakes hands Manchester City's Spanish manager Pep Guardiola following the English Premier League football match between Manchester City and Manchester United at the Etihad Stadium in Manchester, north west England, on April 7, 2018. Manchester United won the match 3-2. / AFP PHOTO / Paul ELLIS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

20:43 | 2 Shkurt 2020
Arbresh.info

Menaxheri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka lavdëruar të përzgjedhurit e tij për performancën e treguar në fitoren kundër Manchester Cityt.

Ai ka thënë për Sky Sports se futbollistët e Tottenhamit patën fat në dy raste, duke vendosur kështu për epilogun e ndeshjes prej 2:0.

“Djemtë ishin fenomenalë. Mbrojtja ishte fantastike. Jam shumë i lumtur për djemtë. Ne ishim pak me fat në dy situata, por perspektiva tjetër ishte shumë fatkeqe pasi që VAR nuk vendosi për një karton të kuq për Raheem Sterling. Ishte një karton i qartë i kuq dhe krejt tjetër lojë do të zhvillohej nëse do të luanim për 75 minuta kundër 10 burrave”, u shpreh ai.

Tekniku portugez ka komentuar edhe golin e Steven Bergwijn në minutën 63, me të cilin vendësit kaluan në epërsi.

“Shumë i mprehtë. I pandalshëm për një portier të shkëlqyer”, tha Mourinho.

Pas fitores ndaj City, skuadra Tottenham renditet e pesta [katër pikë prapa Chelseat] në tabelë dhe kërkon të sigurojë pozitën që dërgon në në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Do të jetë e vështirë. Ne jemi në tri gara. Por ishte një fundjavë e mirë për ne,” tha Mourinho duke komentuar shanset e Tottenhamit për të përfunduar në fund të kampionatit në mesin e katër skuadrave të para.

 

Shpërndaje në rrjete sociale