Napoli është njoftuar me humbje pas tetë fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A..
Napolitanët u mposhtën nga Lazio në shtëpi minimalisht 0:1 në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollist italian.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 67-të të ndeshjes.
Ishte Vecino i cili realizoi një gol të bukur për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.
Me këtë triumf, Lazio ngjitet në vendin e dytë përkohësisht në tabelë me 48 pikë.
Në anën tjetër, Napoli mbetet lider me 65 pikë, 17 më shumë se Lazio, e 18 më shumë se dy ekipet e qytetit të Milanit, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /GE/
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...