Mohamed Salah është përkujdesur t’ia sigurojë Liverpoolit fitoren e tretë rresht në po aq takime në sezonin e ri në Premierligë, duke e mposhtur Brightonin me rezultat minimal të shtunën në “Anfield”.
Brighton pritej t’i shkaktonte telashe skuadrës së Jurgen Kloppit, pasi vinte nga një fitore madhështore ndaj Manchester Unitedit vetëm një javë më parë, megjithatë Liverpooli arriti të fitojë 1-0 falë golit të superyllit Salah, raporton Gazeta Express.
Ky ishte goli i 29-të në 29 paraqitje në “Anfield” për Salahun, rekord mbresëlënës.
Pasi i mposhti West Hamin dhe Crystal Palacin në dy ndeshjet e parë, Liverpooli e fitoi edhe ndeshjen e tretë në ligën elitare angleze, që u zhvillua në “Anfield”.
Të kuqtë ishin skuadër dominuese në këtë takim dhe arritën golin e epërsisë pas një super aksioni, gjatë të cilit Roberto Firmino asistoi te Salah, i cili ishte i saktë, kur kishin kaluar 23 minuta lojë.
Kaq kishte nga një pjesë e parë që i takoi plotësisht vendasve.
Në pjesën e dytë, Brighton nuk pati asnjë goditje në portën e Alissonit, derisa Liverpooli pati 7 goditje në portë, nga 15 tentime.
Kështu, Liverpooli tani ka 9 pikë, nga 3 takime dhe është lider i Premierligës, ndërsa Brighton mbetet në kuotën e 3 pikëve.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit