Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur në takim skuadrën e Prishtinës së Re, e cila u shpall kampion në Ligën e Parë, grupi B.
Me këtë sukses ata nga sezoni i ardhshëm gara do të bëjnë në Superligën e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Prezent në takimin me kryetarin Rama, ishte edhe afaristi i njohur Rrustem Pacolli, i cili ka nën pronësi skuadrën e Prishtinës së Re.
Kryetari i Prishtinës, i uroi për suksesin Pacollit, teksa u premtoi edhe mbështetje në vazhdim në të gjitha aspektet.
Pas kësaj, Rama i dhuroi “hyjneshën” dhuratë klubit të ri kryeqytetas.

Ndërkohë, Pacolli e falënderoi Ramën, për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kohës, ku potencoi se ky është vetëm fillimi nga kjo skuadër dhe vitet në vazhdim do të jenë akoma më të zjarrta./Arbresh.info





Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...