Ange Postecoglou edhe zyrtarizuar është emëruar trajner i Nottingham Forestit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Një ditë pasi shkarkuan Nuno Nuno Espírito Santo, bordi i Forestit ka vendosur ish-trajnerit e Tottenhamit, si pasardhës të portugezit.
Ange Postecoglou u shkarkua nga Tottenhami disa muaj më parë, edhe pse e fitoi trofeun e Evropa Ligës, dhe i siguroi “Gjelave” pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
“Nottingham Forest ka kënaqësinë të konfirmojë emërimin e Ange Postecoglou si trajner i parë i skuadrës. Postecoglou ka mbi 25 vite përvojë në menaxhim, duke ardhur në Trentside me eksperiencë të rregullt në gara dhe fitim trofesh në nivelin më të lartë.”
“Pas sezoneve shumë të suksesshme me Brisbane Roar dhe Yokohama F. Marinos, ku fitoi kampionatin me të dy klubet, ai u emërua trajner i Celticut në qershor të vitit 2021. Mandati i tij i suksesshëm në Glasgow e pa Postecoglou të fitojë dyshen vendase në sezonin e parë në Skoci dhe tripletën në vitin e dytë, gjë që i solli edhe një nominim për Trajnerin më të Mirë të Vitit nga FIFA në vitin 2023”, thuhet në postimin e klubit të Forestit.
Pas tri ndeshjeve në Premier League të udhëhequr nga Nuno, Nottinghami ka një fitore, një barazim e një humbje./Arbresh.info
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...