Basketbollisti amerikan i natyralizuar si kosovar, Malcolm Armstead edhe zyrtarisht i është bashkuar KB Bashkimit.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit prizrenas, shkruan Arbresh.info.
Ai deri më tani ishte pjesë e KB Pejës, teksa ndeshjet e fundit nuk ishte paraqitur me verdhezinjtë.
Armstead tash e disa vite është aktiv në basketbollin kosovar ku më parë ka luajtur edhe për Sigal Prishtinën e Golden Eagle Ylli.
Po ashtu ai ishte ftuar në grumbullimin e fundit edhe tek kombëtarja dardane në ndeshjen e parakualifikimeve të EuroBasketit ndaj Shqipërisë./Arbresh.info