Shqipëria ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme ndaj Andorrës me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kampioant Botëror të vitit 2026.
Dy golat e parë të kuqezinjve i shënoi Rey Manaj në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Pas nëntë minutash lojë, Manaj shënoi me kokë pas një asistimi nga Kristjan Asllani.
Dhjetë minuta më vonë, po i njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë pas një asistimi fenomenal nga Armando Broja.
Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria u sul në sulm dhe në minutën e dytë shtesë, Myrto Uzuni shënoi edhe golin e tretë për ta vulosur fitoren.
Pas kësaj fitore Shqipëria është e dyta me tre pikë në grup me Anglinë, Letoninë, Serbinë dhe Andorrën./Arbresh.info
Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal