Real Madridi dje u mposht nga Barcelona me rezultat 4-3 në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga.
Pas humbjes, madrilenët njoftuan se janë lënduar edhe dy futbollistë në këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Vinicius Junior i cili u detyra të largohet nga ndeshja pak para fundit ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës së majtë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Real Madridi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Pas testeve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Vinicius Jr. nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në kyçin e majtë të këmbës. Në pritje të ecurisë së dëmtimit,” thuhet në deklaratën e klubit.
Përveç brazilianit, edhe Lucas Vazquez është dëmtuar dhe pritet t’i mungojë Realit në vazhdim.
“Pas testeve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Lucas Vazquez nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në muskujt e majtë pektineus. Në pritje të ecurisë së dëmtimit,” konfirmon deklarata e klubit.
Lucaz Vazquez është mbrojtësi i cili nuk do të jetë i disponueshëm për lojën e ardhshme të Realit, pas Antonio Rüdiger, David Alaba dhe Ferland Mendy të cilat kanë pësuar dëmtimeve, javë më parë, ndërkohë që Dani Carvajal dhe Eder Militao ende nuk janë gati për t’u rikthyer pas mungesave të gjata.
Reali do ta ndjejë edhe mungesën e Aurelien Tchouamenit i cili është i suspenduar për ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Mallorcas, në kuadër të xhiros së 36-të në La Liga./Arbresh.info
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë në vend
Haxhiu kujton masakrën në Lagje të Re dhe në Rakoc: Sakrific...
Sërish ngrihet çmimi i naftës në Kosovë, sot dy centë më sht...
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...