Portieri i Gjilanit, Aridon Bllaca i ka dhënë fund karrierës së tij të gjatë tek ky klub.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë portieri gjilanas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Arbresh.info.
“Çdo gjëje të bukur ndonjëherë i vjen fundi, ashtu si dhe qëndrimi te klubi SC Gjilani, klubi në të cilin erdha si fëmijë dhe po largohem si burrë.”
“Pas gati një dekade kam vendosur të marrë një rrugëtim të ri, duke menduar që kjo është zgjedhja më e mirë për karrierën time sportive.”
“Për gjatë gjithë këtyre viteve kam pritur presidentë, drejtues, trajnerë, bashkëlojtarë, staf medicinal dhe personel të klubit, të cilit dua që ti falenderoj të gjithë një e nga një, pa e përjashtuar askënd.”
“Kam mësuar nga të gjithë, kam përjetuar zhgënjime dhe mbi të gjitha gëzime, dhe dua që ato të jenë memorja ime më e mirë për gjithë këtë kohë me ngjyrat “kuqebardh””.
“Një falenderim jashtëzakonisht të madh dhe ndoshta më i rëndësishmi shkon për tifozërinë “Skifterat” që më kanë mbështetur nga dita e parë dhe deri më tani që po e shkruaj këtë letër.”
“Gjilanit dhe “Skifterave” iu dëshiroj sukseset më të mëdha sportive dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish një ditë. Shihemi në sfidat e radhës!”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit