Malcom e ka nisur si startues ndeshjen mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Villarrealit.
Sulmuesi brazilian i Barcelonës duket të jetë në elementin e tij për shkak se është duke dhënë një kontribout të jashtëzakonshëm në fushë, shkruan portali arbresh.info.
Valverde ka bërë ndryshime në skuadër për këtë takim duke mos inkuadruar fare në linjën startuese superyllin Lionel Messi duke vendosur në linjën frontale yjet si Coutinho, Suarez dhe Malcom.
Talenti i ri i transferuar nga Bordeauxi asistoi bukur në golin e epërsisë nga Coutinho në minutën e 12′, por gjeti portën vetëm katër minuta më vonë.
Pas një super asistimi nga Arturo Vidal, Malcom shënoi me kokë për 2 me 0.
Nikoqirët më pas ngushtuan epërsinë e gjigantit katalunas duke shënuar me anë të Samuel Chukwuezes në minutën e 23′ për 1 me 2./arbresh.info/
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurin...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...